Feith: Kosova, shtet normal

Shefi i fundit i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka thënë se Kosova është një shtet normal dhe i pavarur me perspektivë evropiane, ashtu si edhe Serbia.
Në një intervistë për të përditshmen “Danas”, ai ka thënë se pjesa veriore e Kosovës duhet të mbetet pjesë e Kosovës, por plani i Ahtisarit duhet të zhvillohen më tej, në drejtim të interesave të komunitetit serb në Kosovë.
Ai ka thënë se “Kosova shqetësohet”, kur flitet për dialogun me Beogradin, apo më këdo tjetër, e që mund të vë në pikëpyetje pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, por ai ka shtuar se ky nuk është qëndrim vetëm i Kosovës, por edhe i Brukselit dhe i Komisionit Evropian.
Ai ka thënë se zgjidhja për veriun, duhet të sigurojë të drejta autonome, ose vetëqeverisje lokale për serbët si në jug ashtu edhe në veri të lumit Ibër.