E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga vizitë dyditore në Slloveni

PRISHTINË- Me ftesë të homologut slloven, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot pritet të nisë një vizitë dy-ditore në Slloveni.

Raportet dypalëshe dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal pritet të jenë tema diskutimi ndërmjet dy krerëve shtetërorë, bëhet e ditur nga kabineti i presidentit të Sllovenisë.

Sipas të njëjtit, Jahjaga do të takojë edhe kryetarin e Parlamentit slloven, Pavel Gantar, si dhe kryeministrin Borut Pahor.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›