Karaxhic: Trafikimi i armëve e zgjati luftën në Bosnje
HAGE- Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic deklaroi sot në seancën e rradhës në Hagë, se trafikimi i armëve në zonat e myslimanëve boshnjakë e ka zgjatur luftën e viteve 1992-95.Në seancën dëgjimore, Karaxhic i tha Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish Jugosllavi se paqëruajtësit dhe organizatat humanitare i kanë furnizuar me armë armiqtë e tij duke shkelur kështu embargon për armë të Kombeve të Bashkuara.Karaxhic, 64 vjeç, ngarkohet me 11 akuza për genocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën në Bosnje, në të cilën rreth 100 mijë njerëz u vranë dhe 2.2 milionë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.(m.a/rel/BalkanWeb)