E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania frenon palestinezët

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 13:22

Kërkesa e autoritetit autonom palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për shpalljen e një shteti sovran palestinez, do të bëhet ditën sot.

Kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme në Gjermani. Ndërsa qeveria federale paralajmëron së është kundër një hapi të tillë, politikanët e opozitës kanë shprehur mirëkuptim dhe simpati.

Një shtet palestinez pa negociata me Izraelin nuk flet për një dëshirë të Gjermanisë dhe shteteve të tjera të BE-së. Prandaj qeveria federale nuk e mbështet një shtet palestinez të shpallur në mënyrë të njëanshme.

Megjithatë, i njeh të drejtën palestinezëve për vetëvendosje dhe një shtet të tyrin.

Para së gjithash, duke marrë parasysh qëndrimin e ndërmarrë nga Izraeli, qeveria federale e kishte vendosur këtë pozicion relativisht herët.

Me një deklarim të njëanshëm, nuk i shërbehet askujt, mendon edhe ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle. Përkundrazi: në një situatë tashmë të brishtë të rajonit të Lindjes së Mesme, rreziku i një themelimi të një shteti të njëanshëm është i pallogaritshëm.

Westerwelle po përpiqet deri në fund që udhëheqja e palestinezëve të heqë dorë nga projekti i saj.

"Ne duhet të jemi të kujdesshëm që në Lindjen e Mesme të mos rrezikojmë në krijimin e një qorrsokaku shumë të rrezikshëm, të mos krijojmë rrezikun e një eskalimi të konsiderueshëm” tha Westerwelle.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›