E Diel, 1 Nëntor 2026

Forbes: Soros po rrëzon qeveritë në Evropën Juglindore

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 13:15

Në një analizë në numrin e radhës të revistës prestigjioze “Forbes” nënvizohet se miliarderi dhe themeluesi i Fondacionit “Soros”, George Soros, po financon opozitën për të rrëzuar pushtetet në Evropën Juglindore.

Soros theksohet se synon që të blejë politikat qeveritare dhe shtetërore në këto vende.
Revista “Forbes” shkruan se hebraiko-amerikani po investon për mbështetjen dhe formimin e partive opozitare në Azerbajxhan, Kroaci, Serbi, Gjeorgji, Bjellorusi, ndërsa nuk përmendet Maqedonia, edhe pse aty ka pasur zëra kritik ndaj Sorosit.

Revista shkruan se Soros gjen përkrahës dhe njerëz të afërt me opozitën dhe ai financon aktivitete për rrëzimin e qeverive. Formohen organizata joqeveritare që udhëheqen nga njerëzit që kanë ndikim të fortë tek opozita.

Plani i Sorosit, siç thuhet, ka për qëllim edhe financimin e medieve antiqeveritare.

Kohë më parë, qarqe pranë pushtetit aktual në Maqedoni akuzuan se Soros po derdh për çdo vit në Maqedoni rreth 5 milion dollarë, që shkojnë në konton e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›