E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviq: Kthimi i të zhvendosurve përmes dialogut

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 19:50

Përmes dialogut me Beogradin, autoritetet kosovare duhet të angazhohen edhe në kthimin e serbëve të zhvendosur, ka thënë sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, arsyet kryesore “për numrin e vogël të të kthyerve” janë frika për siguri dhe armiqësia e shqiptarëve ndaj të kthyerve”.

“Të kthyerit kanë probleme të mëdha në kthimin e pronave të tyre, të cilat shqiptarët e Kosovës i kanë përdorur për 12 vjet. Këtu e shoh arsyen kryesore përse shqiptarët kundërshtojnë kthimin e serbëve”, transmetojnë mediat në Beograd deklaratën e Ivanoviqit.

Ai tha se, pavarësisht deklaratave të politikanëve në Prishtinë, “në terren ndodh diçka tjetër” dhe se bisedimet në Bruksel janë i vetmi vend, ku “në një mënyrë pak më të fortë”, udhëheqësit kosovarë duhet të angazhohen në realizmin e kthimit të të zhvendosurve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›