E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Nga politika më eliminon vetëm vota e popullit

PRISHTINE- Ish-ministri i Transportit, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Limaj, deklaron qartë se askush nuk mund ta eliminojë atë politikisht. “Edhe nëse më fusin në burg, kurrë nuk mund të më eliminojnë. Le ta harrojnë. Mund të më eliminojë vetëm vota e popullit”, ka thënë Limaj per mediat kosovare.

Me tej Limaj shton se nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin me 61 vota, çdo veprim tjetër do të jetë i paligjshëm. Deputeti i Partise Demokratike të Kosovës është treguar i gatshëm për ballafaqim me drejtësinë, duke theksuar se do të dalë i paster, si në rastin kur u akuzua për abuzime me detyrën, ndërsa ushtronte detyren e ministrit të Transporteve.

“Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, dhe gjithë të tjeret e dinë se unë nuk kam qenë në Kosovë, në kohën për të cilën akuzohem per krime lufte e me konkretisht per vrasjen e dy oficereve serbe”. ka thënë Limaj.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›