E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superhajni kosovar

Zvicra ka vendosur ta kthehjë në Kosovë, pasi t’i përfundojë 4.5 vjet burgim, kosovarin Ardian S. i cili vodhi 1.5 milionë franga dhe shkaktoi dëme material 500 mijë franga të tjera. Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 13:35

Gjykata në Obwalden të Zvicrës ka vendosur ta kthejë në vendlindje 32-vjeçarin kosovar Ardian S., si dhe t’ia ndalojë udhëtimin në Zvicër për 10 vjet.

Arsyeja? Ai i ka shkaktuar shtetit helvetik mbi 500 000 franga dëme materiale gjatë vjedhjeve në më se 167 kompani private. Por, kosovarit i duhet që së pari ta shijojë burgun.

Gjykata e ka dënuar atë 4.5 vjet burgim dhe më pas do të kthehet në Kosovë. Kështu ka kërkuar Enti për Emigracion dhe gjykata e ka pranuar kërkesën. Ardiani ishte burgosur në vitin 2009, kur në periferi të qytetit Luzern ishte kapur gjatë një vjedhjeje.

Gjatë gjykimit të tij ishin të pranishëm mbi 60 persona të dëmtuar nga vjedhjet, por gjykata u ka shpjeguar atyre se nuk do të kenë mundësi për t’i marrë ndonjëherë paratë e tyre.

Sipas gjykatës, përpos dëmeve materiale të shkaktuara gjatë thyerjes së zyrave, kosovari i specializuar për vjedhjen e kasafortave kishte vjedhur një shumë parash që arrin mbi 1.5 milionë franga.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›