EULEX: Thaçi nuk është në hetim për trafik organesh
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk është nën hetim për të ashtuquajturin trafik organesh të të burgosurve serbë gjatë luftës në Kosovë.
Zëvendësh shefi i misionit EULEX Andy Sparkes, deklaron se për momentin nuk ka prova ndaj kryeministrit kosovar për të hapur një hetim, ndërsa saktëson se “nëse do të kishte prova kundër Thacit, atëherë do të hetoheshin."
“Por për momentin, kur as Dick Marty, as askush tjetër nuk ka dhënë prova konkrete, është e kuptueshme që në nivel zyrtar nuk ka dyshime për sa është thënë ndaj Thaçit apo mbi këdo tjetër”- ka saktësuar Sparkers për mediat kosovare.
EULEX ka nisur hetimet paraprake lidhur me trafikun e organeve të të burgosurve serbë, të denoncuar dhe në raportin që senatori zviceran Dick Marty hartoi për Këshillin e Europës. BE po punon për ngritjen e një grupi pune për të hedhur dritë mbi këtë cështje. Numri dy i EULEX-it, Sparkes deklaron se “Krejt ndryshe nga EULEX grupi i punës, i ngritur nga BE, nuk do të ketë të bëjë me autoritetet e Kosovës dhe do të punojnë kryesisht në Bruksel, për të treguar se hetimi do të jetë objektiv"
(s.g/BalkanWeb)