Ivanoviq: Nuk ka bisedime sekrete me Prishtinën

Prishtinë, 11 gusht -Sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviq ka thënë se nuk ka nevojë për bisedime sekrete ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se Serbia nuk duhet të pranojë negociata direkte pa praninë e përfaqësuesit të UNMIK-ut.
Ivanoviq ka thënë të mërkurën për mediat serbe në Kosovë se bisedimet sekrete nuk mund të jenë të dobishme, ka raportuar TV21.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur dje se kanë nisur bisedimet sekrete ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaratat e AAK-së i ka quajtur qesharake.
Ivanoviq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë, duke shtuar se është normale se në një atmosferë të tillë ekziston nevoja që të bisedohet për gjëra të cilat janë të rëndësishme për mbijetesën dhe qëndrimin e popullatës serbe në Kosovë.
Ai, megjithatë, ka thënë se në këto bisedime duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
“Për formatin nuk mund të vendoset kështu, është e nevojshme që ky të jetë format në të cilin UNMIK-u dhe EULEX-i të jenë të përfshirë në tema, të cilat janë të ndërlidhura me sigurinë”, ka thënë Ivanoviq.