KFOR-i fton në kamp fëmijët e prindërve të pagjetur

Mitrovicë, 11 gusht - Departamenti i Mbështetjes Kombëtare do të zhvillojë një aksion civilo-ushtarak në të mirë të shoqatës së familjarëve të pagjetur “Zëri i prindërve” në Mitrovicë, të shtunën, në kampin e KFOR-it në Magjunaj të Vushtrrisë.
Ky aksion përfshin rreth 25 jetimë të moshës 11 deri 15 vjet të cilët të shoqëruar prej familjarëve të tyre dhe drejtuesve të shoqatës do të qëndrojnë në kampin e KFOR-it nga ora 12:30 deri në orën 18:00, njofton Press qendra e KFOR-it.
Shoqata “Zëri i Prindërve” që drejtohet nga Bajram Qerkini, përveç aktiviteteve të tjera në alarmimin e çështjes së të pagjeturve, përkujdeset edhe për rreth 30 fëmijë të cilët kanë humbur babanë apo nënën e tyre.
Në Mitrovicë, sipas Qerkinit numri i të pagjeturve të evidentuar është mbi 100. Ndonëse kjo shoqatë herë pas herë ndihmohet me të mira materiale dhe gjëra të tjera nga donatorë të ndryshëm, gjendja sociale e shumicës së familjarëve të të pagjeturve në këtë komunë, sipas Qerkinit është tejet e rëndë.
Vlen për t’u përmendur se ditë më parë dy mitrovicas, fitues të kuizit “Oksigjen”, paratë e fituara në kuiz (1 mijë euro) ia ka dhuruar kësaj shoqate, e cila ka ndarë nga 20 euro për 50 fëmijë me prind të pagjetur.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka dhuruar tri makina për qepje, njëra nga të cilat ka mbetur në shoqatë dhe do të shërbejë për nevoja të shoqatës, ku do të kenë mundësi të mësojnë rrobaqepësinë gratë e interesuara anëtarë të shoqatës, ndërkaq dy të tjera u janë dhënë dy grave kryefamiljare të cilat me punën e tyre kanë deklaruar se do të mund ta mbajnë familjen e tyre.