E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia mbetet pa BE-në dhe pa Kosovën

Beograd, 11 gusht – Në Washington janë të inkurajuar me sinjalet nga Serbia në ditët e fundit dhe konsiderojnë që Serbia do të pranojë realitetin në Kosovë, ka thënë për gazetën Blic të Beogradit njohësi i mirë i politikës së SHBA-së Obrad Kesiq.
Kesiqi paralajmëron se, krahas shfrytëzimit të shkathët të atusë kryesore që Serbia e dëshiron integrimin në BE, presioni i ardhshëm i State Departamentit mbi Beogradin do të jetë kërkesa që t’i bindë serbët në veri të Kosovës për të pranuar pushtetin e Prishtinës.

Kesiqi thotë se në qarqet diplomatike në Washington dhe në mesin e  atyre që krijojnë politikën gjithnjë e më shpesh theksohet bindja se “Serbia është përcaktuar për BE-në” dhe se për këtë arsye çështja e Kosovës do të jetë më pak problematike.

Disponimi përkitazi me Kosovën në Washington është shumë optimist. Në bazë të debatit në Kuvendin e Serbisë dhe deklaratave të ministrit Jeremiq për atë se Serbia nuk do të konfrontohet me Brukselin e Washingtonin për arsye të Kosovës, fitohet përshtypja se më në fund ka ndodhur një kthesë në pozicionin e Serbisë dhe se nuk është koha për gjetjen e ndonjë zgjidhje kompromise rreth statusit apo ndarjes, por që duhet shfrytëzuar momentin dhe që Serbia të shantazhohet në mënyrë shtesë me anëtarësim në BE”, sqaroi Kesiqi.

Sipas fjalëve të tij, mbretëron bindja se duhet vazhduar me politikën e deritashme të fortë (ashpër) dhe se zgjidhja është afër.

Beogradit i është dërguar porosia e qartë që pas mendimit të GJND-së nuk ka kthim prapa dhe se duhet sa më parë të nisen bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës për problemet konkrete, theksoi Kesiq. Ai konsideron se Serbia tashti është në një pozitë më të pavolitshme sesa ishte para dhënies se opinionit të GJND-së dhe se më nuk i ofrohet përshpejtimi i anëtarësimit në BE si kompensim për kooperativitetin rreth Kosovës.

“Serbia e ka kërkuar edhe BE-në edhe Kosovën, kurse tashti do të mbetet edhe pa njërën edhe pa tjetrën”, konkludoi Kesiqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›