E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes takohen me ambasadoren e Turqisë

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes , Albin Kurti, Kryetar dhe Xhelal Sveçla, Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, pritën sot në takim zonjën Songul Ozan, Ambasadore e Republikës së Turqisë në Kosovë.

Me këtë rast u diskutua mbi situatën e përgjithshme politike dhe ekonomike në Kosovë, zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës, si dhe situatën e politike dhe të sigurisë në veri të vendit.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes e njoftuan Ambasadoren Ozan për qëndrimet politike mbi problemet e lartëpërmendura, si dhe masat të cilat duhet ndërmarrë për normalizimin e situatës dhe krijimin e kushteve për funksionim normal të institucioneve shtetërore në tërë territorin e Kosovës.

Kurti, me këtë rast, shprehu qëndrimin se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës ishte sulm ndaj sovranitetit të Kosovës dhe në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe në kushtetutën e saj Serbia Kosovën e paraqet si pjesë të pandashme të saj. Këto zgjedhje e kanë inkurajuar Serbinë për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe e dëmtojnë integrimin e pakicës serbe në Kosovë, tha Albin Kurti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›