Ivanoviq e konsideron provokim ftesën e KFOR-it

Serbia i ka sugjeruar KFOR-it që përfaqësuesit e tij mos t’i vizitojnë komunat në veri të Kosovës për t’i ftuar serbët që të paraqiten për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq.
Në një prononcim të shtunën për mediat beogradase, Ivanoviq ka thënë se ky është pozicion i qartë i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i popullatës lokale.
“U kemi sugjeruar që të mos e bëjnë këtë për shumë arsye”, është shprehur ai.
Ivanoviq ka vlerësuar se nëse KFOR-i vazhdon ta bëjë këtë, atëherë sjellja e tyre “nuk mund të kuptohet ndryshe, por si provokim”.