Negociatat, Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet

Më shumë foto, te GaleriaTiranë, 13 shkurt, NOA Update - Takimi i parë
mes Kryeministrit, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në
Presidencë nuk ka sjellë asnjë ndryshim mes qëndrimeve të palëve.
Rreth tre orët e bisedë në zyrën e kreut të
shtetit, duket se kanë sjellë vetëm një rikonfirmim të deklaratave dhe qëndrimeve
të mëparshme.
Kryeministri, Berisha theksoi pas takimit për
gazetarët se tryeza e Topit nuk mund të merret me vendimet e gjykatave. Duke lënë
të kuptohet se kërkesa e Ramës nuk mund të pranohet.
Nga ana tjetër kryetari i Partisë Socialiste,
Edi Rama, nuk ka preferuar të komentojë rezultatet e takimit për mediat. Pritet
që Rama të mbaj një qëndrim publik nga selia e Partisë Socialiste.
Memorandumi i Partisë Socialiste për takimin kërkon
pikërisht hapjen e kutive të votimit.
Ndërkohë që kreu i qeverisë e ka lënë të hapur
mundësinë e negociatave duke i sugjeruar kreut të shtetit të gjejë modalitetet
e nevojshme për zgjidhjen e saj.
xh.NOA
Më shumë mbi argumentin e
ditës:
Zv/presidentja
e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend
Berisha:
Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat
Rama:
Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi
Topi:
Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë