E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë

Më
shumë foto, te Galeria

Tiranë, 13 shkurt, NOA FOTO UPDATE - Arritja më e madhe për
presidentin e Republikës është fakti që palët u ulën në bisedime.

Në një konferencë për shtyp që dha kreu i
shtetit, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Berisha dhe kryetari e PS-së,
Rama,  theksoi se do të ketë negociata të
mëtejshme mes palëve.Por nga ana tjetër, Presidenti Topi u shpreh
se opinioni dhe palët duhet ët kuptojnë se nuk mund të ketë zgjidhje ekstreme në
favor të njërës palë.

Dëshiroj të falënderoj kryeministrin dhe kryetarin
e opozitës për respektimin  thirrjes për
të ardhur në tryezë në vijim dhe në respekt të Rezolutës së fundit të Asamblesë
parlamentare te KE. Bisedimet ishin të hapura pa komplekse të aktorëve kryesorë,
të cilët diskutuan për opsionet e tyre dhe dhanë një element të rëndësishëm që
tryezën e dialogut që ai të vazhdoj, u shpreh Topi 

Ai ka shtuar se në diskutim palët u janë referuan
pikave të Rezolutës së KE-së duke shprehur dhe qëndrimet e tyre dhe
interpretimet.

Duke komentuar mundësin e zgjidhjes së një
situatës politike, Topi u shpreh se mendjet racionale duhet të kuptojnë që është
realizuar një moment shumë i rëndësishëm i demokracisë, vendosja e dialogut

Topi gjithashtu falënderuar partnerët ndërkombëtarë,
KE, përfaqësuesit e BE dhe SHBA që kontribuan për realizimin e tryezës së
sotme. Unë besoj se momenti më pozitiv i ditës së sotme është predispozicioni
për tu ulur në tryezë, tha ai. Nga ana tjetër kreu i shtetit ka shtuar se palët
kanë rëndë dakord që të jetë ai institucioni që do të gjej rrugën për të dalë
nga situata. Ramë dakord që Presidenti jetë një eksproler dhe të  kërkojë konvergjencën e pikave ku palët mund
të gjejnë gjuhën dhe palët mund të bashkëpunojnë, tha Topi.

xh/NOA

Më shumë mbi argumentin e
ditës:

Berisha:
Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat

Rama:
Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi

Negociatat,
Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›