E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi

Më shumë foto, te GaleriaTiranë, 13 shkurt, NOA FOTO UPDATE - Deklarata e kryetarit
të Partisë Socialiste, Edi Rama pas përfundimit të takimit me kryeministrin
Berisha në Presidencë nuk ka sjellë asnjë ndryshim në lidhje me zgjidhjen e
situatës politike.

Kryetari i PS-së, deklaroi se hapja e kutive është
një vullnet politikë dhe nuk ka të bëjë me interpretimin e ligjeve dhe
vendimeve të gjykatave. Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se opozita
nuk mund të pres pafundësisht për çështjen e transparencës së zgjedhjeve dhe "se nuk shkoi në takim për pazar".

Qëndrimi i kreut të PS-së la të kuptohej se do
të ketë dhe takime të tjera mes tij dhe kryeministrit Berisha. Ndërkohë, ai ka
theksuar se qëllimi i uljes në tryezë nuk ka qenë për të bërë pazare, por për
ti dhënë fund manipulimit të zgjedhjeve në vend.I shpreh konsideratën time më të lartë
Presidentit Topi për zgjidhjen e kësaj krize që i ka rrënjët para gjatë dhe pas
28 qershorit, u shpreh Rama.

Ndërsa ka shtuar se me rivalin e tij politik në
bisedë ka pasur në një ballafaqim pikëpamjesh të kundërta.

Ne nuk lëvizim nga hapja e kutive. Kjo do të
thotë se ashtu sikurse u bë e qartë lënia e kutive jashtë objektit të hetimit
parlamentar, do ishte shkelje e patolerueshme për hetimin dhe për të nxjerrë të
vërtetën, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër ai theksoi se çështja e kutive
nuk ka të bëjë me ndryshimin e rezultatit. Kjo është një çështje vullneti
politik dhe jo interpretimi subjektiv të ligje. Kjo është në interes të të
gjitha palëve. Ne nuk kemi punë as me vendimet e gjykatave dhe as me ndonjë përpjekje
për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes një hetimi parlamentarë, ka
theksuar Rama. Duke shtuar se nuk është i gatshëm të pranoj zvarritjen e
dialogut deri në pafundësi.

xh/NOA

Më shumë mbi argumentin e
ditës:

Zv/presidentja
e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend

Berisha:
Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatatNegociatat,
Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet

Topi:
Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›