Vdes një epror i “Bondsteel”-it

Kampi ushtarak amerikan “Bondsteel” ka njoftuar për vdekjen e një pjesëtari të tyre në shërbim. Rreshteri 38-vjeçar Terry L. Rishling është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të shkurtër, më 11 shkurt.
Ai ishte shtrirë në spital, në mbrëmje, pas ankesave se nuk ndihej mirë.
“Jemi thellësisht të pikëlluar me humbjen e papritur të rreshterit Rishling, anëtarin e familjes sonë nga Grupi Shumëkombësh i Betejës Lindje. Zemrat tona vuajnë së bashku me familjen dhe shokët e tij. Lutjet dhe mendimet tona janë me ta në këto ditë të vështira. Humbaj e Terry ka prekur të gjitha forcat e NATO-s. Shërbimi i tij vetëmohues për shtetin dhe kombin e tij, si dhe vendi i tij në familjen ton kurrë nuk do të harrohet”, ka thënë gjenerali Dohrman nga Brigada Shumëkombëshe e Lindjes.
Rreshteri Rishling kishte ardhur në Kosovë nga Garda Nacionale e Dakotos së Veriut.
Një ceremoni për nder të rreshterit Rishling do të mbahet të shtunën në Prishtinë.
Ndërsa të hënën, një ceremoni përkujtimore do të mbahet në kampin “Bondsteel”, prej nga trupi i pajetë do të përcillet për në vendlindjen e tij.