Izolohen 6 fshatra të Peshkopisë, amortizimi shemb Urën e Muhurit
Peshkopi- Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar disa herë nga banorët e Peshkopisë ura që lidh gjashtë fshatrat të saj është shembur mëngjesin e së premets duke i izoluar ato.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e qarkut të Dibrës e cila tha se “Ura e Muhurit” ka pësuar dëme të medha dhe mund të kalohet vetëm nga këmbësoret.
Gjatë shembjes për fat të mirë mbi urë nuk ka pasur automjete apo njerëz çka ka shmangur edhe një tragjedi.
Sakaq asnjë mjet nuk mund të përshkrojë më urën për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka marrë objekti në bazamentet e saja.
Ndërkohë banorët e shqetësuar për komunikim e tyre bëjnë apel për riparim sa më të shpejtë të urës pasi sipas tyre rrezikojnë të izolohen tërësisht, veçanërisht në dimër kur lumi bëhet i rrëmbyer për t’u kaluar me mjete të tjera.
/IDEA/