E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Protestat nuk ndihmojne

BRUKSEL - Kryetari i PE per Ballkanin Perendimor Eduard Kukan pohon se ne rrugen e integrimit te Shqiperise protestat e paralajmeruara nga opozita nuk ndihmojne aspak.
Cilido qofte rezultati i raportit te Komisionit Europian pozitiv apo do ta shtyje statusin e vendit kandidat per anetaresim rruga e Shqiperise drejt BE do te vazhdoje. Partite politike duhet ta konsiderojne si nje apel si nje sfide per te dyfishuar perpjekjet e tyre per te dale nga kriza politike perndryshe do te jete shume e veshtire qe kriza te mos ndikoje ne situaten e pergjithshme politike te Shqiperise shpjegon Kukan.
Ai nuk e konsideron rifillimin e protestave te paralajmeruara nga opozita si nje menyre qe ndihmon zgjidhjen e krizes.
Parlamenti eshte vendi per te diskutuar ceshtjet politike vendi ku duhet te zhvillohet lufta politike. Grevat e urise dhe protestat ne rruge nuk jane te dobishme thekson ai.
Kurse shton Jam i sigurt se do te kete shume pergjigje pozitive pasi Shqiperia ka shenuar arritje ne kryerjen e reformave. Por Shqiperia duhet te vazhdoje reformat. Shume e rendesishme per Keshillin Europian eshte ceshtja e stabilitetit ne funksionimin e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike ne rastin konkret ne funksionimin e plote te Parlamentit deklaron Kreu i PE per Ballkanin Perendimor Eduard Kukan.
Pohimi i z.Kukan u be pak ore para se Komisioni Europian te publikonte variantin zyrtar te vleresimit te progresit demokratik te Shqiperise te kerkuar nga Keshilli Europian si baze per te marre vendimin.
Pikerisht ne kete pike perqendrohet gjithe mangesia e Shqiperise. Kriza nisi menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Per shkak te saj nuk eshte i mundur miratimi i ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ose kushtetuese pasi opozita kerkon ne kembim te votes se saj transparencen e pakushtezuar te zgjedhjeve te qershorit 2009. Kjo situate ka krijuar shqetesim tek Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian pasi stabiliteti i institucioneve ka te beje me permbushjen e kriterit politik te Kopenhages te vendosur ne vitin 1993 nga Keshilli i Ministrave te BE.
Nuk ka shenja se ngerci politik do te zgjidhet se shpejti. Por kjo situate nese vazhdon do te demtoje ambiciet e Shqiperise per integrimin europian thote Eduard Kukan.
Ai pranon se te gjitha perpjekjet e Komisionit dhe Parlamentit Europian per te bindur qeverine dhe opoziten te arrijne ne nje kompromis per transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare dhe kapercyer krizen kane deshtuar.
DW

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›