Izrael, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Olmert
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka kërkuar që Kryeministri Ehud Olmert, të japë dorëheqjen pas përballjes së tij mbi akuza për korrupsion.
Olmert i ka hedhur poshtë këto akuza ndërkohë që një biznesmen amerikan ka deklaruar se, ai vetë i ka dorëzuar Olmert 150 mijë dollarë. Barak tha se kryeministri nuk mund të qëndrojë në detyrë teksa i nënshtrohet hetimeve. Kryeministri Olmert ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse policia vendos ta ndjekë atë penalisht. Të martën, një sipërmarrës amerikan dëshmoi se i kishte dhënë zotit Olmert disa mijëra dollarë gjatë periudhës që ishte kryetar bashkie. Olmert e ka justifikuar çdo donacion që ka pranuar si për qëllime të ligjshme politike.