Naftëtarët e Patosit, takim me grevistët
VLORE – Një përfaqësi e naftëtarëve të Patosit ka takuar dje kolegët e tyre të futur në grevë urie, në zonën naftëmbajtëse të Gorishtit në Vlorë.
Dhjetë punonjës, të cilët janë në listën e 10 personave që do të largohen si pasojë e reformës janë shprehur mbështetës të grevës së urisë, duke u thënë 30 kolegëve të tyre se do t’u bashkohen menjëherë nëse nuk marrin përgjigje pozitive për kërkesat e tyre. Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Patosit, Festim Shehaj, u shpreh se nuk janë kundër reformave që po kryen “Albpetroli”, por kundër mënyrës së bërjes së reformës dhe largimin me pa të drejtë të specialistëve dhe punëtorëve të kualifikuar dhe me eksperiencë dhe zëvendësimin e tyre me militantë të PD-së, që nuk kanë idenë se si funksionon një pus dhe i mungon arsimi përkatës për këtë detyrë që kryejnë. Ata kanë hedhur akuza ndaj pushtetarëve aktualë dhe atyre të së majtës, duke thënë se dhe ata i kanë përdorur për qëllime politike. q.b