Vodhi hekurin e “Kurum”, arrestohet
ELBASAN – Dy kamionë të mbushur ilegalisht me hekurin e “Kurum” tre javë më parë kanë çuar në pranga një 48-vjeçar.
Policia e Elbasanit ka arrestuar dje Rifat Bajramin, pas denoncimit të bërë nga kompania turke. Sipas tij, nga ambientet e kompanisë është vjedhur një sasi e konsiderueshme hekuri që prek vlerën e 20 mijë eurove. Nga hetimet ka rezultuar se Bajrami ka qenë në timonin e mjeteve, me anë të të cilave është bërë transporti i hekurave drejt destinacionit. Përfaqësues të “Kurum” janë shprehur se ata kanë kontrata të rregullta për furnizimin e firmave të ndryshme, por në rastin e Bajramit, malli është marrë pa asnjë faturë të shlyerjes së pagesës. Nisur nga ky fakt dyshohet se punonjës të kompanisë turke janë të përfshirë në vjedhjen e sasive të hekurit, për të cilët ka nisur hetimi. a.k