Kontrolli zbulon 30 kv produkte të skaduara
BERAT – Drejtoria e Ushqimit zbulon dhe gropos 30 kuintalë ushqime të skaduara.
Një grup kontrolli i ngritur bashkë me përfaqësues të pushtetit vendor ka kaluar në sitë të gjitha njësitë ushqimore, ato të prodhimit dhe të tregtimin në Berat. Gjatë verifikimit të cilësisë së tyre është zbuluar një sasi e madhe ushqimesh të skaduara dhe pije të ndryshme alkoolike. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se, mallrat tregtoheshin me etiketa false, duke treguar një datë tjetër skadence. Shefi i Inspektoratit të Sigurisë së Ushqimeve, Yllmi Balliu, tha për gazetën se, nga kontrollet e ushtruara në të gjitha njësitë tregtare dhe prodhuese janë konstatuar mallra me skadencë të kaluar apo me tregues të humbur. Sipas Balliut, kontrollet u kryen në Urën Vajgurore, Berat dhe Çorovodë, ku u zbuluan mallra jashtë standardeve, si miell, pije alkoolike dhe freskuese, prodhime brumi, mish dhe nënprodukte të tij. d.xh