Serbi, nacionalistët marrin pas 10 vitesh pushtetin në Beograd
Përfaqësues nga nacionalistët, socialistët dhe koalicioni popullor në Serbi kanë nënshkruar dje një marrëveshje për qeverisjen lokale në Beograd, duke zgjedhur një ish-ministër nga qeveria e fundit e Millosheviçit si kryebashkiakun e ri.
Kjo do të thotë që kryebashkiaku i ri do të jetë nga e djathta ekstreme, sipas gjasave Aleksandar Vuçiç, ish-ministër i Informacionit në Serbi në fund të viteve ’90, kohë kur shumë gazetarë të huaj u dëbuan nga Serbia. Vuçiç, i cili është emri i përmendur si kandidati kryesor për Bashkinë e Beogradit do të ketë kompetenca të fuqishme në Serbi, i treti pas presidentit e kryeministrit. Kjo marrëveshje ndërmjet radikalëve ultranacionalistë, socialistëve të Millosheviçit dhe koalicionit popullor të Koshtunicës do t’i largojë demokratët properëndimorë nga pushteti në Beograd prej më shumë se 10 vjetësh. Ndërkohë, nuk është bërë e qartë nëse marrëveshja do të funksionojë mes këtyre palëve edhe për pushtetin qendror. Partia Lidhja e Pensionistëve, e cila është në koalicion me Partinë Socialiste, e ka pranuar marrëveshjen e këtij koalicioni me DSS dhe Radikalët, pasi u miratuan tre kërkesat bazë të saj: Udhëtim pa pagesë për moshat mbi 65-vjeç, një pagesë plus për pensionistët e rrezikuar, dhe ndihma për ata që janë të detyruara të qëndrojnë nëpër azile. Negociatat për qeverisjen lokale kishin nisur menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit dhe u finalizuan vetëm një ditë më parë, ndërkohë që negociatat e socialistëve të Millosheviçit për pushtetin qendror po zhvillohen njëkohësisht me nacionalistët dhe me demokratët pro evropianë.
Shpresa pro evropiane
Pak ditë më parë, një veteran i politikës serbe që tashmë bën pjesë në Partinë Demokratike tha se: “Serbia parashikohet të ketë në muajin korrik qeverinë e saj të re, e cila mund të jetë pro evropiane”. “Eshtë realitet që së shpejti zyrtarët pro evropianë do të nisin negociatat me socialistët, por unë nuk do të çuditesha nëse këto negociata do të zgjasnin. Unë pres që ne ta kemi qeverinë përpara pushimeve të verës dhe më hollësisht në fillim të korrikut”, tha Dragoljub Miçunoviç për agjencinë serbe të lajmeve “Blic”.
Kërkesa e Tadiç
Tadiç i ka ofruar një marrëveshje socialistëve dhe rivalit të tij në koalicionin e mëparshëm qeveritar, nacionalistit Vojisllav Koshtunica, që të praktikojnë një politikë pro evropiane. Ai u kërkoi të dyja palëve të pranojnë të ardhmen evropiane të vendit madje e ka përshkruar një marrëveshje me partinë e Koshtunicës si një partner të mundshëm qeveritar, por vetëm nëse kryeministri në largim i rikthehet një politike pro evropiane. Tadiç ka paralajmëruar se partitë me program nacionalist nuk mund të drejtojnë vendin në krizë. “Nuk po them se dikush do të ndërtojë mure përreth Serbisë, por kjo nuk do të jetë e nevojshme, sepse Serbia do t’i ndërtonte vetë barrierat”, ka deklaruar Tadiç për agjencinë e lajmeve “Fonet”. Tadiç ka paralajmëruar gjithashtu, se nëse do të ketë sukses formimi i një kabineti qeveritar mes rivalëve nacionalistë, kjo qeveri do ta çonte Serbinë në një politikë në drejtim krejt të kundërt duke rënë në kundërshtim me interesat kombëtare. “Serbia nuk ka nevojë për një qeveri nacionale apo pro-evropiane. Këta janë terma të gabuar. Ne kemi nevojë për një qeveri të përgjegjshme sociale, sepse një kabinet i tillë do të ishte njëkohësisht nacional dhe pro-evropian”, tha Tadiç.