Ahmeti: Dorëheqje, nëse nuk fitoj zgjedhjet
Kryetari i partisë së madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka
deklaruar në një intervistë për BBC se, nëse partia e tij do të dalë humbëse në zgjedhjet e së dielës, ai si akt moral do ta lëshojë postin e kryetarit të kësaj partie. Ishte BDI që i kërkoi kryeministrit maqedonas Gruevski të kryheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo iniciativë u mbështet më pas edhe nga partitë e maxhorancës. Sipas Ahmetit, iniciativa u ngrit për shkak të mosfunksionimit të institucioneve kryesore të vendit, parlamentit dhe qeverisë. Ahmeti i ka dënuar incidentet që ndodhën gjatë fushatës zgjedhore dhe thotë se ato janë të nxitura nga ato që ai i quan qendra antishqiptare, duke shpresuar që akte të tilla të mos përsëriten të dielën, në ditën e votimit. “Shqiptarët në qeverinë e re pas zgjedhjeve, duhet t’i përfaqësojë partia, e cila do të dalë fitimtare në mesin e votuesve shqiptarë”, tha Ahmeti. Mbi deklaratën e kryeministrit Gruevski se nëse del fitimtar preferon që përsëri në qeveri ta marrë Partinë Demokratike Shqiptare, Ahmeti u përgjigj se: “Pavarësisht parapëlqimeve, pavarësisht preferencave, ne do të respektojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve, se përndryshe ne përgatisim një situatë krejtësisht tjetër, që vendin do e rifusim në krizë të thellë politike, siç ndodhi në periudhën e vitit 2006”. Ahmeti theksoi se: “Nëse i humb zgjedhjet, sigurisht që si akt moral, duhet të tërhiqem nga kreu i partisë”.