Babai i Apple vdiq nga nje arrest ne frymemarrje
Bashkëthemeluesi i “Apple”, Steve Jobs ndërroi jetë nga një arrest frymëmarrje të lidhur me përhapjen e kancerit në pankreas.
Kështu thuhet në certifikatën e tij te vdekjes, e arkivuar në Kontenë e Santa Klarës, në Kaliforni, ku profesioni i të ndjerit është shkruar si “biznesmen i teknologjisë së lartë”.
Bashkëthemeluesi i “Apple” ndërroi jetë më 5 tetor në moshën 56 vjecare, në shtëpinë e tij në Palo Alto.
Mbi trupin e tij nuk u kryen ekzaminime post-vdekjeje dhe ai u varros ditën e premte, në një funeral të fshehtë.
Agjencia e lajmeve “Associated Press” bën të ditur se Certifikata e vdekjes u publikua nga Departamenti i Shëndetit Publik në Kontenë Santa Klara.
Sipas dokumentit, tumori i Jobs ka arritur deri në pankreas në pesë vitet e fundit.
Në vitin 2004, ai njoftoi se vuante nga kanceri në pankreas, ndërkohë që pesë vjet më vonë bëri një transplant në mëlçi.
Në janar të vitit 2011, ai filloi një trajtim mjekësor, duke ia lënë drejtimin e kompanisë bashkëpunëtorit të tij, Tim Cook, në muajin gusht.
Në një deklaratë për shtyp të familjes Jobs thuhet se ata ishin pranë tij kur Steve ndërroi jetë në mënyrë të qetë e paqësore.
Jobs vdiq një ditë pasi “Apple” prezantoi modelin e fundit të iPhone.
Të hënën, kompania tha se kishte marrë mbi 1 milion porosi për aparatin e ri, duke thyer kështu rekordin e vendosur nga iPhone 4 kur doli në treg në vitin 2010.