Izrael, protesta kundër qeverisë për lirimin e ushtarit
Mijëra protestues izraelitë u mblodhën të shtunën në Jeruzalem jashtë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanjahu, për të shënuar vitin e pestë të burgosjes së ushtarit izraelit Gilat Shalit. Protestuesit i bënë thirrje qeverisë së Izraelit për të bërë gjithçka që ishte në pushtetin e saj për të siguruar lirimin e Shalit. Shimson Liebman, kreu i fushatës për lirimin e Shalit tha se kjo është një ditë e trishtë për familjen e ushtarit të burgosur. "Kjo është një tjetër ngjarje e trishtë , të cilën ne jemi duke e përmendur sërish pasi kjo është ditëlindja e pestë e Shalit që ndodhet në burgun e Hamasit pa qënë në gjendje të flasë me ne asnjë fjalë, apo tw japë ndonjw mesazh," tha Liebman. Rotem, një protestuese 17-vjeçare nga Jeruzalemi, tha se qeveria nuk ka bërë sa duhet për lirimin e Shalit. " Duhet që qeveria izraelite të bëjë më shumë për Gilad, pasi ai është një ushtar që u dërgua nga shteti dhe në 4 vite burgim, ata nuk kanë bërë asgjë për lirimin e tij, " tha ajo. Mamaja e Shalit i bëri thirrje Netanjahut që të bëjë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e djalit të saj të burgosur. Shalit tashmë 24-vjeçar u kap nga militantët palestinezë në një bazë ushtarake në kufi të Gazës në Izraelin jugor në qershor të vitit 2006, dhe mendohet se mbahet i burgosur brenda kufijve të Hamas-it.