E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, zhvillohet evenimenti i modës "Fat and Beautifull"

Izraeli ka zhvilluar ditën e shtunë evenimentin e përvitshëm të modës "Fat and Beautifull".
Evenimenti që organizohet prej 14 vitesh, dëshmon se bukuria mund të gjendet në madhësi dhe forma të ndryshme.
Pjesëmarrëset erdhën nga të gjitha zonat e Izraelit, dhe peshat e tyre duhet të ishin 80 deri në 120 kg. Të gjitha pjesëmarrëset dukeshin të kënaqura me trupin e tyre, dhe nuk e kishin problem të hanin ëmbëlsira edhe pak para shfaqjes.
"Unë mendoj se gratë e shëndosha janë shumë shumë të bukur. Ato nuk janë të dobëta dhe kjo është një bukuri e vërtetë për një grua," tha për reuters 25 vjeçarja Yarin Swissa.
Drejtori dhe producenti evenimentit, Yair Nagid, tha se një femër e bukur është gjithmonë e bukur, pavarësisht nëse ajo është e shëndoshë apo e dobët.
Fituesja e natës u shpall 22-vjeçarja Moran Baranes nga qyteti jugor izraelit e Beer-Sheba e cila kishte peshën 93 kg. Ajo punon si roje sigurie, dhe i pëlqen të pikturojë dhe të kërcejë. Baranes u shpërblye nga organizatorët me xhevahire, produkte kozmetike, me një abonim vjetor në një palestër si dhe me një udhëtim jashtë vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›