Rrëfehet Mesida: Divorci i prindërve dhe jeta në Suedi
Një banore e re është bërë pjesë e shtëpisë së "Big Brother". Të shtunën në mbrëmje, Mesida u njoh me familjen më të famshme në vend. Derisa të njihen edhe me të, Mesida është në qendër të vëmendjes për të gjithë konkurrentët e tjerë. Të nesërmen, pas natës së spektaklit të madh, banorët kanë pasur mundësi ta njohin më nga afër atë. Mesida nuk është kursyer të rrëfejë pak më shumë për veten. Ajo ka treguar se ka jetuar në Gjermani e Suedi. Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte në moshë shumë të vogël. Mesida që prej asaj kohe ka jetuar me babanë dhe vëllain e saj. Me nënën i ka ndërprerë marrëdhëniet. Ndër të tjera, ajo u ka treguar banorëve se nuk e ka ndjekur "Big Brother". "Nuk e kam bërë, sepse doja që t‘ju njihja nga afër", u ka thënë ajo.
"Guida" e Qetsorit!
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Mesida ka shprehur dëshirën për të parë shtëpinë e "Big Brother", shtëpi ku ajo do të ishte tashmë banorja më e re. Ka qenë pikërisht Qetsori ai që e ka shoqëruar dhe e ka prezantuar atë me ambientet e ndryshme të shtëpisë. Mesida ka bërë komentet e saj për çdonjërin prej tyre. Për dhomat e gjumit, ajo tha se e djemve dukej si e vajzave dhe e vajzave si e djemve. Kjo jo për nga vendosja e mobilieve apo ngjyrat, por për nga rrëmuja. "Supozohet, - ka thënë ajo, - që dhoma e vajza të jetë më e rregullta, jo e djemve!"
Mesida zgjohet e para
Në mëngjesin e saj të parë në shtëpinë e "Big Brother", Mesida ka qenë e para nga vajzat që është zgjuar. Ajo ka biseduar në oborr me Adin e më pas me Bjordin, ka kërcyer me këngët e Bon Jovit, e më pas, së bashku me Bjordin me këngët e Michael Jackson. Ndërsa e ka vazhduar paraditen duke folur e biseduar me banorët e shtëpisë.
Suedezët janë të ftohtë!
Biseda e parë mes Mesidës, Bjordit, Arjonit dhe Zhuljetës kanë qenë pikërisht për suedezët, e më saktë për femrat e Suedisë. Duke cituar një shok të të atit të saj, Mesida ka thënë se Suedia është vendi ku nuk ka diell, lulet s‘kanë erë dhe femrat s‘kanë ndjenja. Sipas saj, femrat suedeze janë shumë të ftohta, megjithatë kishte edhe përjashtime dhe ka sjellë si shembull vëllain e saj dhe bashkëjetesën e tij me një suedeze. "Suedezët janë të ftohtë, por po u bëre mik me ta, të kanë mik përjetë!" - ka përfunduar ajo.
S‘e kam ndjekur "Big Brother"!
Arjoni e ka pyetur Mesidën nëse ua mbante mend emrat apo jo. Ajo ka pohuar dhe Zhuljeta e ka provokuar menjëherë. "Unë jam Aida!" - i ka thënë ajo. "Jo, ti nuk je Aida!" - ia ka kthyer Mesida. Ajo ka vazhduar duke thënë se i njihte të gjithë me emra, por nuk e kishte ndjekur "Big Brother". Kjo, sepse ajo donte që t‘i njihte vetë ata. "Unë dua t‘i njoh njerëzit vetë, ka shtuar. Edhe në shoqëri bëj të njëjtën gjë!"
Mesida tregon për veten!
Banorja më e re e shtëpisë së "Big Brother" ka nisur të zbulojë pak nga karakteri i saj, duke u treguar banorëve të tjerë për veten, në aspekte të ndryshme. Mesida ka thënë se është 24 vjeçe, se prindërit i janë ndarë që kur ka qenë 4-5 vjeçe. Ajo kishte jetuar me vëllain, që e ka më të vogël dhe me të atin. E ëma e saj është martuar dhe jeton në Gjermani. Mesida ka thënë se nuk ka kontakte me të ëmën dhe kjo ishte një zgjedhje e saj. Vëllai i saj bashkëjeton me një suedeze dhe ka me të edhe një djalë të vogël. Konkurrentja e re ka treguar gjithashtu se ka jetuar në Suedi, madje ka edhe pasaportë suedeze. Për sa i përket pamjes së jashtme, ajo ka treguar se flokët e saj i ka të shkurtra, por për momentin i ka zgjatur artificialisht. I pëlqejnë veshjet e gjera dhe është "tip repisteje". Një nga gjërat që nuk i pëlqen te vetja, madje që i urren, janë dhëmbët, megjithëse shumë njerëz i thonë se aty e ka të gjithë lezetin. Muzika i pëlqen shumë dhe kënga e saj e preferuar është "No stress" nga Laurent Wolf. Asaj i pëlqen jashtë mase të kërcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë është jo për të pirë, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por për të kërcyer. Po ashtu adhuron makinat, madje edhe filmat me makina. I pëlqen shumë pokeri dhe luan jashtë mase, madje e ka cilësuar veten si "bixhozxhije e keqe". Gjithashtu ka treguar se studion për Juridik. Pyetjes së Liritës se a kuptonte kur fliste, ajo iu përgjigj se jo vetëm e kuptonte, por kur ishte e vogël fliste tamam si ajo. Kjo, sepse edhe në Gjermani, edhe në Suedi kishte njohur shumë kosovarë.
Mesida duket e fortë!
Qetsori e ka pyetur Dritanin se si i duket Mesida, konkurrentja e re. Sipas Dritanit, me karakteristikat që ai mendon se ka i duket e fortë. Qetsori ka vënë në dukje se Mesida dhe "zysha" lidhën menjëherë miqësi, por sipas Dritanit, ato të dyja nuk i lidhte asgjë. Po sipas tij, Mesida do ta kishte të vështirë të krijonte lidhje me banorët, sepse ata i kishin krijuar tashmë lidhjet e tyre. Dritani e ka cilësuar gjithashtu ngjashmërinë e Mesidës me Ildën, konkurrenten e vjetshme të "Big Brother".
"Ti i ngjan shumë babait!"
Adelajda dhe Bjordi kanë biseduar në lidhje me surprizën që i bëri atij "Vëllai i Madh". Ajo i tha Bjordit se ai i ngjan shumë të atit. Kjo sepse, ndërsa lexohej letra, ajo kishte dëgjuar në të fjalët dhe shprehjet e tij. "Më dukej sikur e kishe shkruar ti atë letër!" - i tha ajo. Edhe Bjordi kishte përjetuar të njëjtën gjë. Ai u shpreh se kishte gjetur veten në fjalët e të atit.
Dritani, kujdestari i shtëpisë!
Banorët e shtëpisë së "Big Brother" kanë vendosur që kësaj jave, në ndryshim nga javët e tjera, kujdestar i shtëpisë të jetë jo Qetsori, por Dritani. Ai ka buzëqeshur gjatë gjithë kohës që Qetsori lexonte votat e banorëve për zgjedhjen e kujdestarit të javës dhe e ka pritur me gëzim rezultatin. Do të jetë pikërisht ai që do të administrojë të ardhurat dhe blerjet për javën që, në fakt, kësaj here janë reduktuar, si rezultat i moskalimit të provës së javës.
U nominova nga loja e shishes
Duke biseduar me Qetsorin dhe Dritanin në kuzhinën e shtëpisë, Pavlini u ka thënë se sipas mendimit të tij, shkak që u nominua ishte loja e shishes. Ai mendonte se kishte shkuar më tej se ç‘duhej me pyetjet që bënte dhe kjo nuk u kishte pëlqyer të tjerëve. Ai sqaroi se nëse e kishte bërë këtë, arsyeja ishte për ta bërë lojën më interesante e jo për të ngacmuar njeri. Sipas Qetsorit, fakti i të qenit në nominim nuk duhej marrë negativisht e për më tepër, sipas tij, Pavlini ishte konkurrent i fortë. Madje, ai shtoi se kishte vënë bast për të. Lidhur me nominimin e Pavlinit, Dritani tha se nuk do të donte kurrë të dilte me të, më mirë të ishte në nominim me Qetsorin, sesa me Pavlinin. "Ti je nga ata të urtët, - i tha ai Pavlinit, - që rri, rri, vetëm kur ia bëjnë ‘puf‘!"
"Unë kam halle më të mëdha!"
Pavlini dhe Dritani kanë diskutuar për surprizën që i bëri "Big Brother" Bjordit, leximin e letrës së të atit nga ana e nënës së tij, në dhomën e akuariumit, gjatë spektaklit. Kjo skenë, leximi i letrës dhe reagimet e Bjordit u ndoqën nga të gjithë banorët e tjerë, shumica e të cilëve u përlotën, madje të gjithë e përqafuan Bjordin kur ai u kthye tek ata. Lidhur me këtë, Pavlini dhe Dritani kanë qenë të një mendjeje, që ishte skena më prekëse dhe që ata ishin tronditur jashtë mase. Ai që kundërshtoi ishte Qetsori. Ai tha se nuk ishte prekur fare, nuk i kishte bërë fare përshtypje. Kjo, sepse hallet e tij ishin shumë më të mëdha sesa ato të Bjordit. "Lëri ato, i tha Dritani, se unë të pashë në sy!" Qetsori e pranoi se ishte prekur, por jo se i kishte bërë përshtypje aq sa banorëve të tjerë.
Buxheti
Java e katërt në shtëpinë e "Big Brother" i gjen banorët me buxhet të përgjysmuar sërish. Me këtë buxhet atyre u duhet të blejnë gjithçka që u nevojitet brenda shtëpisë, duke filluar që nga ushqimet, artikujt për përdorim vetjak, për higjienën personale e atë të përbashkët etj. "Vëllai i Madh" u dha atyre 60 minuta kohë për hartimin e listës së produkteve. Kësaj jave banorët e shtëpisë kanë zgjedhur kujdestar të shtëpisë Dritanin dhe do të jetë ai që do ta menaxhojë atë.