E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, humb jetën inspektori atomik

Një inspektor atomik nga Koreja Jugore, që punonte me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), ka humbur jetën sot në një aksident automobilistik në Iran.

ANEB-i nëpërmjet një njoftimi tha se ishte në kontakt me familjen e inspektorit të ndjerë dhe me autoritetet e Iranit.

ANEB-i nuk ka publikuar emrin e inspektorit të vdekur në aksident, por agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, e ka identifikuar atë si Seo Ok-Seok nga Koreja Jugore.

Raportohet se kolegu i tij nga Sllovakia ishte lënduar në aksident, që ndodhi afër terrenit ku gjendet një reaktor në pjesën qendrore të Iranit.

Në deklaratën e Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit thuhet se dy ekspertë të ANEB-it, ishin në mision “në afërsi të Kompleksit Khandab në provincën Markazi, kur ndodhi aksidenti”.

Më tej thuhet se vetura me dy inspektorë kishte “rrëshqitur dhe ishte përmbysur” të martën, më 7 maj, ndërsa priten hetime intensive për zbardhjen e plotë të incidentit.

Ndërkaq inspektorët e ANEB-it janë duke monitoruar kapacitetet atomike të Iranit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›