SHBA, i jepet azil politik familjes shqiptare

Edhe pse një kalvar i gjatë ligjor, duket se familja Demiraj do të zgjidhë cështjen e azilit politik. Avokatët e familjes shqiptare Demiraj, thonë se pas një beteje të gjatë për azil politik, administrata e presidentit Obama, do t`i lejojë kësaj familjeje mbetjen në Shtetet e Bashkuara.
Vendimi për t`i dhënë azil Edmond Demirajt, gruas dhe djalit të tij, u bë 10 vite pasi zoti Demiraj kishte thënë se një prokuror federal i ka premtuar atij dhe familjes së tij, qëndrim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim për dëshmi kundër një gangsteri të dyshuar shqiptar.
Zyrtarët e emigracionit disa herë kanë refuzuar kërkesën për azil të gruas dhe djalit të Demirajt, por qeveria kishte pranuar se ekzistonte kërcënim i besueshëm për sigurinë e tyre, nëse ata kthehen në Shqipëri.
Familja Demiraj jeton në territorin e Hjustonit.
Gjyqtari Xhoshua Rozenkranc tha sot se mirëpret “vendimin për të përmirësuar një gabim të rëndë”.