E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini dëshiron të vazhdojë te City

Roberto Mancini ka bërë të ditur se është i gatshëm të fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij me Manchester Cityn.

Ish trajneri i Interit zëvendësoi Mark Hughesin si menaxher i Cityt në dhjetor 2009 dhe aktualisht është nën kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm. Italiani sezonin e kaluar udhëhoqi Cityn drejt kualifikimit të parë në Ligën e Kampionëve dhe triumfit në FA Cup ndërsa këtë edicion ekipi i tij konsiderohet konkurrent për titull në Premierligë.

“Kam këtë vit edhe një tjetër në kontratën time. Por, jam i gatshëm të bisedojmë për vazhdimin e saj”, tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›