Zbulohet një jetimore e tmerrit në Rusi

Në jetimoren në fjalë kanë vdekur pothuajse 30 fëmijë për shkak të keq-ushqimit, ndërkohë që rreth 400 të tjerë, me sëmundje që u pengojnë lëvizjen, janë të shtruar në të.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, në dy vitet e fundit në këtë institut ka pasur 27 të vdekur, ndërkohë që janë zhdukur 16 mijë euro të arkëtuara nga shteti për të miturit.
Tani, prokuroria lokale ka hapur një hetim dhe drejtori i institutit, që akuzohet për neglizhencë të qëllimshme dhe abuzim të detyrës, ka dhënë dorëheqje.
Gjithçka u zbulua pas vdekjes nga keq-ushqimi të një fëmije 11-vjeçar, që peshonte vetëm 10 kilogramë.
“Kemi parë fëmijë në një gjendje që mund të krahasohet vetëm me atë të kampeve naziste të përqendrimit”, ka deklaruar i indinjuar prokurori Oleg Zaratovski.
Nga 27 vdekje, siç është vërtetuar nga autopsitë, 11 janë shkaktuar nga mbytja si pasojë e ushqimit të keq.