E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad: “Amerika vret, jo Irani”

“Iranianët nuk kanë nevojë të kryejnë vrasje, këtë gjë e bëni ju!”

Kështu është shprehur presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, duke iu drejtuar qeverisë amerikane, pasi kjo e fundit ka akuzuar Teheranin për një komplot terrorist ndaj SHBA-së.

“Kanë akuzuar Iranin për aksione terroriste, por këto lloj gjërash bëhen nga popuj të pakulturuar dhe jo nga iranianët”, është përgjigjur Ahmadinejad.

“Kemi prova bindëse që qeveria iraniane po mbështet ekonomikisht aktivitete destabilizuese”, pati deklaruar Jake Sullivan, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, në lidhje me përfshirjen e Iranit në atentatin e përgatitur për të vrarë ambasadorin saudit në Washington.

Zbulimi i komplotit terrorist për vrasjen e ambasadorit u njoftua më datë 11 tetor nga autoritetet amerikane, të cilat bënë të ditur arrestimin e dy shtetasve iranianë, njëri prej të cilëve mbante pasaportë amerikane.

Ngjarja acaroi tej mase Washingtonin. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, në një porosi të fuqishme drejtuar Teheranit, paralajmëroi se veprime të tilla nuk do të tolerohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›