E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i gatshëm për lëshime të dhimbshme

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 13:30

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u shpreh i gatshëm për lëshime të dhimbshme për të arritur paqen historike me palestinezët, madje edhe lëshime territoriale, që ata kërkojnë për të krijuar shtetin e tyre.

Duke folur në Kongresin amerikan, një bastion përkrahjeje për Izraelin siç e cilësoi Reuters, kryeministri izraelit përsëriti kushtet për paqe.

Ato përfshijnë njohjen e Izraelit nga palestinezët si tokën e hebraikëve dhe anulimin e marrëveshjes mes Presidentit palestinez Mahmud Abass dhe lëvizjes islamike Hamas.

“Jam i gatshëm të bëj kompromise të dhimbshme për të arritur këtë paqe historike. Si lider i Izraelit, është përgjegjësia ime të udhëheq njerëzit drejt paqes. Tani kjo nuk është e lehtë për mua, nuk është e lehtë sepse unë e pranoj që një paqe e vërtetë do të kërkojë të japim pjesë nga mëmëdheu ynë i lashtë”, u shpreh Netanyahu.

Megjithëse Netanyahu la të kuptohet gjatë fjalimit në Kongres se do të dorëzojë disa vendbanime në Bregun Perëndimor, ai tha se të tjerat do të aneksohen në ndonjë marrëveshje të ardhshme për paqen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›