E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania intensifikon luftën kundër korrupsionit

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 13:00

Tridhjetë politikanë, doganierë dhe biznesmenë janë akuzuar në Rumani, për krijimin e një rrjeti të gjerë korrupsioni në portin e Konstancës, në jug të vendit, për futjen e mallrave kontrabandë, veçanërisht nga Azia.

Konstanca është porti më i madh rumun në Detin e Zi dhe një nga pikat hyrëse të mallrave aziatike drejt Bashkimit Evropian.

"Ky rrjet kriminal përfshin një numër të madh personash ndër të cilat politikanë që mbajnë funksione të nivelit të lartë, drejtues doganash, ndërmjetës dhe biznesmenë të përfshirë në aktivitete import-eksporti", bëri të ditur Prokuroria.

Janë akuzuar gjithashtu ndërmjetës doganierë kinezë, jordanezë dhe sirianë. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Laurentiu Mironescu, anëtar i partisë liberal-demokrate në pushtet, PDL i arrestuar në banesën e tij, dha dorëheqjen nga funksioni.

Mes të akuzuarve janë edhe senatori PDL Mircea Banias, ish-drejtori i portit të Konstancës, Eugen Bogatiu, si dhe disa shefa doganash dhe komandanti i grupit detar të policisë së kufirit në Konstanca, Adrian Patrascu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›