E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Votat do t'i shnderrojme ne projekte" Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha tha dje nga qyteti i Shkodres, se vota e dhene ne 8 maj per koalicionin "Aleanca per Qytetarin", do ta ktheje ne pune, investime, infrastrukture. Gjate ceremonise se inaugurimit te ures se re mbi lumin Buna, ne Shkoder, kryeministri falenderoi dhe te gjithe ata qe votuan serish kete koalicion. "Vota e 8 majit do te shnderrohet per mbare shqiptaret ne nje energji te re, te madhe, te pandalshme te zhvillimit. Ne kete periudhe te shkurter 18 mujore, ne perfundojme autostraden Tirane-Elbasan, ne kete periudhe do te nisim autostraden Lezhe-Shkoder me kater korsi, nisin punimet e tunelit te rruges se Arbrit, Boshtit te Jugut", theksoi Berisha. Sipas tij, Shqiperia brenda kater viteve qe vijne do te kete nje rrjet rrugor qe do te beje krenar cdo shqiptar. Mbeshtetja e popullit sipas tij me voten ne 8 maj, do te shnderrohet ashtu si u premtua ne fushate elektorale, ne qindra dhe mijera projekte, me te cilat do te ndertohen kudo. "Kopshte moderne per femijet tane, shkolla moderne per nxenesit tane, spitale moderne per te semuret tane, rruget me te mira per mbare shqiptaret, ujesjelles e kanalizime. Ne te kater anet e ketij vendi, do te ndertojme standardet e nje vendi te zhvilluar. Ne do te bejme gjithcka qe pasurite perrallore qe i ka dhuruar Zoti ketij vendi te shnderrohen ne te mira per cdo qytetar te Shqiperise", premtoi serish kryeministri. Duke theksuar se uren e inauguroi pas perfundimit te fushates elektorale dhe zgjedhjeve, ne te cilat me voten e Shkodres u bashkuan me shume se kurre, qe nga viti '92 gjer me sot, mbare shqiptaret, nga Vermoshi ne Konispol, nga Gjirokastra ne Kukes, nga Saranda ne Tropoje, Berisha tha se shqiptaret, votuan per endrren e bukur te femijeve te tyre, per endrren e bukur te tyre, Shqiperia vend i zhvilluar ne vitin 2017. "Jam ketu, per te garantuar qytetaret e Shkodres se kjo vote do ta shnderroje Shkodren ne nje qytet modern, ne epiqender te madhe te zhvillimit te rajonit dhe te gjithe veriut, por edhe ne epiqender te rendesishme te zhvillimit te kombit dhe Shqiperise", vijoi ai. Kryeministri premtoi se ne nje hark kohor shume te shkurter, do te filloje by-passi i Shkodres dhe do te perfundoje rruga Shkoder-Hani i Hotit per te ecur me pas drejt Vermoshit dhe ne kater anet e ketij vendi. "Sot, me shume se kurre, ne besojme tek ju, sepse ju udhehoqet fushaten me te suksesshme qe vendi ka njohur nga viti '92 gjer me sot. Por, ne rast se vota e vitit '92 ishte vote permbysjeje, vota e 2011 eshte vote ndertimi, vote zhvillimi, vote e se ardhmes", theksoi Berisha. Ai ritheksoi premtimin e bere edhe ne fushaten elektorale, se qeveria do te mbeshtese cdo projekt per Shkodren, per ta shnderruar ne nje nga qytetet me te zhvilluara te Shqiperise dhe te rajonit.

Berisha: Do te dyfishoje turistet

Kryeministri Sali Berisha, inauguroi dje uren ne lumin e Bunes qe lidhet me kalane, qytetin dhe paraqitet si nje kryeveper e vertete e arkitektures dhe ndertimit. I pranishem ne kete ceremoni, kryeministri Berisha e cilesoi si nje kryeveper qe Shkodra e meriton plotesisht, por gjithashtu, si nje ure qe lidh Shkodren me Ulqinin, qe lidh Shqiperine me vendin mik, Malin e Zi. "Ne inaugurojme kete veper te madhe, me nje investim mbi 7 milione dollare, me nje sistem modern te hapjes qe ben te mundur qe Buna, ne vitet qe vijne, te jete nje lume i lundrueshem, t'u ofroje turisteve ne kete rajon, ne Mal te Zi e ne Shqiperi nje prej hyrjeve turistike me te bukura ne lumin e Bunes, liqenin e Shkodres dhe ne det. Me kete ure ia dalim te dyfishojme trafikun, komunikimin me Malin e Zi dhe te gjithe rajonin verior", tha kryeministri. Ai shtoi se kjo veper ka nje rendesi te vecante per lidhjet e akseve rrugore te vendit dhe qytetit te Shkodres me piken e kalimit kufitar te Muriqanit, ne kufi me Malin e Zi. Ura e re, me gjatesi 275.5 metra dhe gjeresi 13.5 metra, eshte nje investim mbi 7 milione dollare, i standardeve me moderne. Ura ka nje mbistrukture metalike te levizshme me gjatesi 75 metra dhe perbehet nga konstruksioni mekanik dhe ai elektromekanik. Hapja dhe mbyllja e ures, qe lejon kalimin e mjeteve lundruese, perbehet nga dy sisteme elektromekanike me kohezgjatje deri ne 8 minuta dhe nje manual me kohezgjatje 15 minuta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›