Izraeli i kthen agjentin Hezbollahut
Lëvizja shiite Hezbollah në Liban ka dorëzuar eshtrat e ushtarëve izraelit të vrarë në luftën e Libanit të vitit 2007 si shkëmbim për lirimin e një libanezi të dënuar nga Izraeli si agjent i Hezbollahut.
Nasim Nisir ishte burgosur para gjashtë viteve mbi akuzat se kishte qenë i përfshirë në aktivitete spiunuzhi për grupin Hezbollah.
Ndonëse autoritetet izraelite e kanë mohuar se ky mund të jetë fillimi i një shkëmbimi më të madh të të burgosurve apo të vrarëve nga të dyja palët, ka spekulime se një shkëmbim i tillë mund të ndodhë dhe ai mund të përfshijë edhe dy ushtarët izarelit të rrembyer në prak të luftës çfarë edhe nxiti këtë konflikt.