E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nipi vret hallën, bashkëjetonin të sëmurë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në rrethin e Përmetit. Gjatë një grindje në familje nipi ka rrahur për vdekje hallën e tij me të cilën prej vitesh jetonte në të njëjtën shtëpi. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Gjirokastër mesditën e së dielës në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Përmet ka ardhur një telefonatë se në fshatin Vinokash 2, të Komunës Ballaban, të rrethit Përmet, 32 vjeçari Vladimir Ademi, lindur dhe banues po në këtë fshat, ka rrahur dhe keqtrajtuar hallën e tij 43 vjeçaren Dashuri Hodobashi, lindur dhe banuese në këtë fshat e cila si pasojë e plagëve të mara ka humbur jetën. Autori menjëherë pas kryerjes së veprës penale është larguar nga banesa. Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet ,të mbështetuara edhe nga efektivat e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. "Në këto kushte policia realizoi një operacion të mirëorganizuar për ndalimin e autorit të ngjarjes", thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Pasi kanë bërë krehjen dhe rrethimin e zonës përreth fshatit Vinokash policia ka bërë e mundur ndalimin e 32 vjeçarit Ademi në vendin e quajtur pylli i Ballabanit. Pas ndalimit ai është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku dhe i është nënshtruar hetimit në lidhje me ngjarjen.Sipas hetimeve të para të policisë nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe trupit të viktimës ka rezultuar se shkaku i vdekjes së 43 vjeçares Hodobashi ishte dhuna e ushtruar mbi të nga nipi i saj V. Ademi. Viktima ka qenë e martuar në Berat , por pas vdekjes së burrit së bashku me dy fëmijët e saj është rikthyer në shtëpinë e babait, ku prej vitesh jetonte me nipin e saj Vladimirin. Sipas policisë të dy fëmijtë e viktimës aktualisht janë në shtëpinë e fëmijës në fshatin SOS, për arsye se kjo shtetase nuk i mbante dot se ishte e sëmurë mendore, me kartelë."Shtetasi Vladimir Ademi shpesh herë merrte ilaçe,pasi shfaqte shenja depresioni, por jo i rregjisturar me kartelë", thotë polica lokale. Muajt e fundit debati mes nipit dhe hallës kishte filluar të ashpërsohej pasi ajo nuk e lejonte nipin 32 vjeçar të dilte nga shtëpia. Mesditën e së dielës ata kanë debatuar sërish me tone të ashpra, konfirmojnë burimet policore. Në këtë situatë i nipi ka filluar të godasë hallën e vet me grushte dhe shkelma duke e rrahur dhe e keqtrajtuar atë. Madje të thirurat dhe britmat e saj kanë tërhequr edhe vëmendjen e komshinjve të cilët kanë vrapuar në banesën e tyre. "E gjetëm Dashurinë të shtrirë në dysheme dhe të mbytur me gjak ndërsa i nipi vazhdonte ta godiste me shkelma", i ka pohuar një dëshmimtar okular policisë. Pasi autori është larguar nga vendngjarja banorët e fshatit kanë bërë transportimin e të plagosurës për në spitalin e qytetit të Përmetit. Sipas bluzave të bardha ajo paraqiste plagë dhe fraktura të rënda në të gjitha pjesët e trupit. Megjithë kujdesin e mjekëve si pasojë e plagëve të mara 43 vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën pas disa orësh në spital.Mbi V. Ademin rëndon akuza për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen", Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›