E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nuk ka investime në komunat e Durrësit

Partia Socialiste e Durrësit ka shprehur indinjatën e saj për investimet në turizmin në Durrës. Sipas opozitës sezoni veror paraprihet nga një neglizhencë deri në absurditet, për sa i përket institucioneve të qeverisë dhe të qarkut. Kryetari Gazmir Bizhga ka kritikuar njësitë vendore të qarkut të Durrësit që shtrihen në bregdet si Rrashbulli, Ishmi, Thumana dhe Sukthi. Qarku Durrës-Krujë, ka 61.8 km vijë bregdetare nga të cilat vetëm 7 kilometra i përkasin territorit të Bashkisë së Durrësit. “Pjesa tjetër e bregdetit, e cila administrohet nga forcat e djathta nuk po investon asnjë qindarkë për turizmin”-u shpreh kryetari i selisë rozë.

Sipas socialistëve qeveria nuk ka dhënë asnjë fond për mbarëvajtjen e sezonit turistik në Qark. Më pas kryesocialisti durrsak është ndalur edhe tek vështirësitë e furnizimit të plazheve me energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Sipas informacioneve të selisë rozë në Durrës, shumë aktivitete ushqimore dhe hotelerie kryhen me ujë pusi, jashtë çdo standardi të higjienës dhe të shëndetit. Një pikë tjetër e konferencës për shtyp ishte edhe mungesa e shërbimit ambulator shëndetësor në plazhet e qarkut të Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›