Kaliforni, zjarret shkatërrojnë mijëra hektarë pyje
Kaliforni (start)- Zjarret e mëdha, që kanë shkrumbuar qindra hektarë pyje, vijojnë ende të gjithë Kaliforninë e jugut. Zjarrfikësit që po përballen me flakët shpresojnë se era do ti ndihmojë në përballjen e tyre me zjarret e mëdha që shkatërruan 800 shtëpi vetëm brenda katër ditëve, dhe detyruan rreth 50 mijë njerëz të largohen. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar rreth 7.500 hektarë me kaçuba dhe pyje nga Santa Barbara e deri në juglindje të Los Angelesit, përfshirë shtëpitë e sapo ndërtuara në kantonet dhe kodrinat për rreth.