E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kërkesë për ndërtimin e një aeroplanmbajtëse

Pekin (start)- Kina ka kërkuar të drejtën e tij për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse. Një zyrtar i lartë ushtarak kinez, në një intervistë dhënë sot të përditshmes britanike The Financial Times, përveçse konfirmoi kërkesën, nuk asnjë detajë për projektin e saj. Gjenerali Qian Lihua, drejtori i zyrës së Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes deklaroi për të përditshmen britanike se ''nëse Kina do të marrë vendim të ndërtojë një aeroplanmbajtëse, ai do të ishte i gatshëm ta mbronte këtë ndërtim''.

''Marinat me fuqi të mëdha, që janë të pajisura me grupe luftuesish ajro-detare dhe kanë më shumë se 10 aeroplanmbajtëse kanë një afrimitet ndryshe me vendet që kanë një ose dy të tilla që janë të destinuar vetëm për mbrojtjen e bregdetit'', deklaroi Qian Lihua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›