Izraeli kundër kritikave të SHBA-ve

Jeruzalem, 22 mars, NOA Izraeli duket se nuk ka për ti marrë parasysh kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me ndërtimin e vendbanimeve në pjesën lindore të Jeruzalemit.
Një gjë të tillë ka lënë të kuptohet vetë kryeministri
izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili i ka hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës për ndaljen e ndërtimit të këtyre vendbanimeve hebreje.
Netanjahu i bëri këto komente para nisjes për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin Barak Obama dhe me lobin pro-izraelit.
Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, është ftuar personalisht nga Obama për të zhvilluar ditën e martë në Shtëpinë e Bardhë një bisedë për procesin e paqes në Lindjen e Afërt.
Sipas të dhënave izraelite, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, George Mitchell, i dorëzoi në Jeruzalem Netanjahut një letër përkatëse.
Nga ana e tij, edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, dje gjatë qëndrimit të shkurtër në Rripin e Gazës, kërkoi nga Izraeli që ta ndalë bllokadën në këtë territor.
Bllokada në Rripin bregdetar do të thotë vuajtje për popullsinë civile dhe forcim për ekstremistët, tha Mun.
n.e/NOA