Rasmussen: NATO-ja nuk është armike e Rusisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, tha se NATO-ja dhe Rusia, ende nuk i kanë zgjidhur dallimet e tyre, pasi të dy palët mund të jenë pengje të “mendimit të Luftës së Ftohtë”.
Duke folur në Institutin Chatham në Londër, Rasmussen theksoi se “mund të ekzistoj mendimi i modës së vjetër në radhë e të dy palëve”.
Më tutje, ai i ka bërë thirrje Rusisë që të mos e kundërshtoj mbrojtjen raketore, që është projekt i aleancës për vendosjen e radarëve dhe raketave ndalese në Turqi dhe në Evropën Lindore.
Rasmussen tha, po ashtu se zgjerimi në lindje i NATO-s, me ç’rast janë përfshirë ish-satelitët sovjetikë, Polonia dhe shtetet baltike, “e ka ndihmuar Rusinë për ndërtimin e strategjisë së saj, që çdo herë e ka dëshiruar, stabilitetin e kufijve të vet perëndimorë”, dhe ka nënvizuar se “NATO-ja nuk është armike e Rusisë”.