E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli ndërton një mur të ri

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka miratuar planet për ndërtimin e një barriere në disa pjesë të brezit kufitar të Izraelit me Egjiptin dhe për të vendosur pajisje moderne për vëzhgim, për të pamundësuar hyrjen e imigrantëve ilegal dhe të militantëve në territorin izraelit.

“Kam marrë vendimin për të mbyllur për terroristët dhe imigrantët kufijtë jugor të Izraelit. Është ky një vendim strategjik, për të siguruar karakterin hebre dhe demokratik të Izraelit”, theksoi Netanyahu.

Me mijëra migrantë nga Afrika kanë hyrë gjatë viteve të fundit në Izrael, nëpërmjet të kufirit me Egjiptin. Netenyahu theksoi se Izraeli do të vazhdojë të pranojë refugjatë nga zonat e konflikteve, por shtoi se vendi i tij nuk mund të lejojë hyrjen e mijëra punëtorëve ilegalë.

Projekti do të kushtojë rreth 270 milionë dollarë dhe do të kompletohet brenda dy viteve. Barriera nuk do të ndërtohet përgjatë tërë brezit kufitar me Egjiptin, me një gjatësi prej 266 kilometra.

Burimet e sigurisë në Egjipt kanë theksuar se Izraeli nuk ka njoftuar autoritetet egjiptiane, për planin për të ndërtuar barrierën në brezin kufitar.

Një burim i sigurisë theksoi se ky projekt është çështje e brendshme e Izraelit dhe se Egjipti nuk ka nevojë të pyetet, pasi që barriera do të ndërtohet në territorin e Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›