E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten tre ushtarë amerikanë në Afganistan

NATO-ja ka njoftuar sot se tre ushtarë amerikanë janë vrarë, gjatë luftimeve në jug të Afganistanit.

Në kumtesë theksohet se tre ushtarët amerikanë janë vrarë sot, gjatë angazhimit kundër armikut, por në kumtesë nuk u ofruan detaje tjera më të hollësishme në lidhje me rrethanat në të cilat u vranë ata.

Që nga fillimi i vitit 2010, në Afganistan deri me tani janë vrarë gjithsej 10 ushtarë amerikanë.

Më herët, zyrtarët theksuan se një ushtarë amerikanë dhe dy punëtorë afganë kanë humbur jetën, si pasojë e shpërthimit të një bombe në jug të Afganistanit.

Pjesa jugore e Afganistanit konsiderohet si qendër e militantëve talebanë dhe dhuna në këtë rajon nuk ka shënuar rënie, përkundër shtimit të numrit të ushtarëve amerikanë, të cilët janë dërguar në pjesët jugore.

Ky sulm ndodhi një ditë pas vrasjes së një korrespondenti britanik dhe një ushtari amerikanë, të cilët humbën jetën pas shpërthimit të një bombe në të njëjtin rajon. Gazetari i gazetës britanike Sunday Mirror, Ruper Hamer, është gazetari i parë britanik, i cili ka humbur jetën që nga shpërthimi i konfliktit në Afganistan.

Hamer ka qenë duke shoqëruar një njësi të marinsave amerikanë, kur automjeti i tij u godit nga një bombë në fshatin Nava, ka njoftuar Ministria britanike e mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›