E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet ne vendin e tij te punes drejtori i arsimit te Prishtines

Sot ne oret e paradites ne Prishtine eshte vrare drejtori i drejtorise se arsimit te komunes se Prishtines Remzi Salihu. Pak para ores 10 sipas kohes lokale autori i vrasjes i cili nga policia i identifikua si Gani Sahiti ka hyre ne mjediset e punes se drejtorise se arsimit duke  qelluar me arme zjarri mbi viktimen i cili ka nderruar jete pak minuta me vone.

Policia tha se ka arrestuar autorin e kesaj vrasjeje nje arsimtar rreth te tridhjetave por nuk foli per motivet e mundshme te vrasjes. Zyrtare te komunes se Prishtines thane se vrasja mund te jete motivuar nga fakti se autori i vrasjes kishte konkurruar per postin e drejtorit te nje shkolle por nuk kishte fituar.

Vrasja ka nxitur reagime ne shkalle te gjere. Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha se kjo eshte e patolerueshme dhe shprehe nivelin e ulte te marredhenieve ne shoqeri dhe flet per nevojen e forcimit te sundimit te ligjit si parakusht per jete te qete e normale per secilin qytetar.

Ndersa qeveria e Kosoves duke e denuar vrasjen e ka cilesuar ate si nje sulm te rende kunder institucioneve te Republikes se Kosoves dhe cenim te rende te integritetit te zyrtarit institucional ne vendin e tij te punes.

Ne nje deklarate per Zerin e Amerikes kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se kjo eshte ngjarja me e shemtuar qe mund ti ndodhte Kosoves. Ai tha se kjo eshte nje mesazh per vendosmeri me te larte te institucioneve te vendit ne luften kunder krimit.

Vrasja eshte denuar nga Ministria e Arsimit e partite politike ndersa ne shenje proteste shkollat ne Prishtine kane nderprere mesimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›