Izraeli përfshihet nga protesta pas deklaratës së 8 vjeçares: Ekstremistët më thonë prostitutë

Naama Margolese
Presidenti i Izraelit ka bërë thirrje që të protestojnë kundër ekstremizmit ultra- ortodoks hebre. Shimon Peres po fliste përpara një turme, që ishte mbledhur të protestonte kundër trajtimit që disa hebrenj ekstremistë i kishin bërë një vajze të vogël. Shimon Peres tha se duhet të luftojnë për shpirtin e kombit.
Në qytet ka pasur dy ditë përplasje pasi një vajzë tha se ishte ngacmuar rrugës për në shkollë. Disa ultra- ortodoksë në Beit Shemesh po kërkojnë të ndajnë meshkujt nga femra.
Vogëlushja 8 vjeçarja Naama Morgolese ka nxjerrë në pah mënyrën se si trajtohen femrat në Izrael.
Vajza bionde me sy blu tha për një televizion vendas se kishte shumë frikë që të shkonte në shkollë. Ajo shkon në një shkollë të moderuar. Vogëlushja tha se ata e quajnë prostitutë pse vishet në atë mënyrë. Ata duan që unë të vishem si Haredi, tha ajo, një term hebre për veshjen strikte me një pallto të zezë. Kam frikë se mund të më ndodhë diçka, tha vogëlushja. Kurse nëna e saj, Hadassa, e cila mban shami në kokë për të respektuar traditën, tha se ata janë një grup terrorist.