Sarkozy i kërkon Medvedev të mos dislokojë raketat, para bisedimeve
Paris (start)-Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy tha sot se i kishte kërkuar presidentit rus, Dmitri Medvedev të mos i dislokonte raketat ruse në kufirin perëndimor me Poloninë pa u zhvilluar bisedime diplomatike. Medvedev deklaroi javën e lakuar se Moska do të dislokonte raketa në postëkomandën e Kaliningradit si përgjigje për planin amerikan për sistemin e mbrojtjës antiraketë që do të vendoset në Poloni dhe në Republikën Çeke. Gjatë konferencës së përbashkët me Medvedevin, pas samitit Rusi-BE, Sarkozy deklaroi se Medvedev i kishte dhënë përgjigje pozitive për propozimin për të shtyrë vendimet mbi këtë çështje.